Trajneri i Werder konfirmon: Rashica largohet në fund të sezonit

Rashica lidhet me një largim të mundshëm nga Werder Bremen tash e disa muaj, dhe një gjë të tillë tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij.

Baummann ka bërë të qartë se ylli i kombëtares së Kosovës do t’i jap fund aventurës me Bremen në fund të këtij sezoni.

“Miloti është i interesuar që të largohet nga Werder”, ka thënë Baummann.

“Tifozët e Werder do të kenë vetëm kujtime pozitive për të”, ka shtuar trajneri i Rashicës.

“Është në rregull që Miloti të bëjë hapin e radhës. Jam i bindur se do të gjejmë një dakordim final mes nesh”, ka shtuar tutje trajneri i Bremen.

RB Leipzig dhe Borussia Dortmund mbeten si dy opsionet më të mundshme për lojtarin e kombëtares së Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close