‘The Reds’ e kanë bërë këtë shtatë xhiro para përfundimit të sezonit, duke pasur 23 pikë më shumë se ndjekësit e Manchester Cityt, që renditen në vendin e dytë.

Në shtatë xhirot e fundit, ka një numër rekordesh që skuadr e Jurgen Klopp mund të thyejë.
Manchester City sezonin 2017/2018 e ka përfunduar me 19 pikë më shumë se vendi i dytë, dhe tani Liverpool ka një mundësi për ta thyer atë, nëse ruajnë avantazhin me 20 ose më shumë pikë ndaj Cityt në shtatët xhirot e mbetura.
Fitorja e Liverpoolit ndaj Crystal Palace ishte e 28-të për ‘The Reds’ këtë sezon, dhe i duhen edhe pesë fitore deri në fund të kampionatit për të thyer rekordin e Cityt, me 32 ndeshje të fituara.
Tre klube në historinë e Premierligës kanë arritur 18 fitore në shtëpi brenda një sezoni, por askush nuk ka arritur të festojë në të 19-të ndeshjet. Liverpool mund ta bëjë këtë nëse mposht Aston Villan, Burnleyn dhe Chelsean.
Liverpool mund t’ia thyejë një tjetër rekord Cityt, atë në numrin e pikëve të fituara. City sezonin 2017/2018 e përfundoi me 100 pikë, dhe Liverpool kanë shansin të shkojnë deri në 107 pikë këtë sezon.
Në xhiron e ardhshme, Liverpool do të takohet me Manchester Cityn, dhe në rast fitorjeje, ata do të bënin një hap të madh drejt thyerjes së shumë rekordeve në Premierligë./Lajmi.net/

