Ndeshja kryesore e ditës do të jetë ajo që zhvillohet në ‘Allianz Arena’, ku Juventus pret Leccen.

Pas humbjes së Lazios xhiron e fundit dhe barazimit befasues të Interit, Juventus ka mundësi të mirë të ruaj diferencën, por edhe të shpresojë në zgjerimin e saj, në rast dështimit të sërishëm të këtyre dy skuadrave.
Ndeshja mes Juvetusit dhe Lecce, luhet me fillim nga ora 21:45.
Në orar ditën e sotme, janë edhe disa ndeshje tjera nëpër ligat e Evropës.
Në La Liga, Sevilla takohet me Real Valladolid, ndërsa në Serie B, janë në orar ndeshjet e xhiros së 30-të.
Ndeshje futbollit sot, do të ketë edhe në ligat e Danimarkës, Portugalisë, Turqisë dhe Zvicrës./Lajmi.net/


