Dallku: 4 pikë janë të rikuperueshme, ka akoma shumë ndeshje

Prishtina sot ka gabuar në udhëtimin në Podujevë, duke luajtur baras me skuadrën e Llapit, shkruan lajmi.net.

Barazimi 1:1 bën që Drita tashmë të jetë në krye të tabelës me katër pikë më shumë sesa kryeqytetasit, por kjo gjë nuk është diçka e madhe për trajnerin e Prishtinës, Armend Dallku.

“Katër pikë sigurisht se janë të rikuperueshme. Ka akoma shumë ndeshje deri në fund. Edhe kundërshtarët do të luajnë këtu në Llap”, ka thënë Dallku, transmeton lajmi.net.

“Ka akoma xhiro, ne do të kemi edhe ndeshjet mes vete dhe do të vazhdojmë luftën për titull deri në fund”, ka thënë tutje trajneri i Prishtinës.

Drita tashmë ka luksin për një gabim, pasi qëndron me katër pikë në krye të tabelës. Kujtojmë se Prishtina dhe Drita do të përballen edhe mes vete. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close