ZYRTARE: Pensionohet Jeremy Mathieu

Një dëmtim i rëndë ka përshpejtuar largimin nga futbolli për mbrojtësin veteran francez.

Mathieu së fundi ishte pjesë e Sporting Lisbonë në Portugali, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Valencias dhe Barcelonës.

Në fakt, nëse Barcelona ka ditur të habisë me transferimin e mbrojtësve të qendrës, Mathieu pikërisht ka qenë një prej tyre.

Barcelona në vitin 2014, pagoi 20 milionë për francezin, që atëkohë kishte 30 vjet, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori për moshën e tij.

Për katalanët, Mathieu ka regjistruar 62 paraqitje, duke shënuar tri gola./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close