Skuadra e Dritës po tregon se do të jetë serioze në garën për titull deri në fund, duke shënuar fitore edhe në këtë xhiro.

‘Intelektualët’ kanë shënuar fitore të thellë 0:4 në udhëtimin në Vushtrri. Serinë e golave e hapi Xhevdet Shabani, kur ishte vetëm minuta e parë e ndeshjes.
Epërsinë e Dritës e dyfishoi Betim Haxhimusa, i cili tundi rrjetën në minutën e 22’.
Në pjesën e dytë, Drita gjeti golin edhe dy herë të tjera. Ishte fillimisht Astrit Fazliu (79’) dhe Kastriot Rexha (83’ nga penalltia) që vulosën rezultatin.
Me këtë fitore, Drita shkon në 55 pikë, duke numëruar tashmë katër pikë më shumë sesa vendi i dytë Gjilani.
Vushtrria mbetet në kuotën e 16 pikëve, për pozitën e parafundit. /Lajmi.net/

