Guardiola tregon kush mund ta zëvendësojë Agueron

Trajneri i Manchester City, Guardiola, ka folur lidhur me situatën e Sergio Aguero, i cili ka probleme me gjurin e majtë.

Lojtari me shumë gjasë do të humb pjesën e mbetur të sezonit. Lidhur me këtë, Guardiola ka treguar se edhe kush mund ta zëvendësojë argjentinasin.

Përgjigja ishte e befasishme, pasi trajneri katalan ka folur për një lojtar që luan në pozitën e mesfushorit – Ilaky Gundogan.

“Në këtë pozitë mund të luajë edhe Ilkay Gundogan, por edhe Bernardo Silva, sikur edhe Raheem Sterling”, ka thënë Guardiola.

“Ne nuk kemi dyshime për Gabriel Jesus. Dyshimi i vetëm është se sa mund të jemi gati për ndeshje çdo tri ditë”, ka thënë mes tjerash trajneri i City.

City do të kthehen në fushën e blertë nesër, me ndeshjen kundër Chelsea. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close