Futbollisti i Trabzonsporit kërkon të suspendohet sezoni në Turqi

Futbollisti i Trabzonsporit, John Obi Mikel ka bërë thirrje që sezoni në Superligën e Turqisë të suspendohet si pasojë e përhapjes së madhe të koronavirusit.

Dikur anëtari i Chelsea thotë se nuk dëshiron të luajë futboll në këto kushte, pasi sheh një rrezik të madh.

“Ka gjëra më të mëdha sesa futbolli. Nuk ndihem rehat dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë” ka shkruar Mikel në ‘Instagram’.

“Të gjithë duhet të jenë në shtëpi me familjet dhe të dashurit e tyre, në këto kohë kritike” ka shtuar nigeriani.

“Sezoni duhet të anulohet kur bota po përballet me këtë kohë të vështirë” ka shkruar ndër të tjerash John Obi Mikel.

Sot Superliga e Turqisë ka zhvilluar ndeshjet sipas planit, me dyert e mbyllura. Paraqitje sot pati edhe Vedat Muriqi i Kosovës, me skuadrën e tij, Fenerbahce. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close