Thiago shokon Bayernin, merr vendim të papritur

Raportet nga Gjermania pohojnë se Thiago, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021, beson se këtë verë përfaqëson mundësinë e tij të fundit për t’u bashkuar në një tjetër klub.

Ky informacion vjen nga e përditshmja gjermane Spox – për Goal.com – dhe kuptohet që Bayern dëshiron të fitojë para nga Thiago para se të bëhet një agjent i lirë verën e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Bayern, i cili u kurorëzua kampion i Bundesligës për sezonin e tetë radhazi në fillim të këtij muaji, raportohet se do të kërkojë një tarifë prej 50 milionë euro për mesfushorin e talentuar teknikisht.

Raporti i Goal.com pretendon në mënyrë sensacionale se Liverpool po shqyrton një ofertë verore për mesfushorin.

Dhe Christian Falk, gazetar i Bild, thotë se ka zëra brenda kampit të Bayern Munich që Thiago dëshiron të bashkohet me kampionët e Evropës. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close