Arrihet akordi, Balotelli rikthehet te Brescia

Sulmuesi karizmatik aktualisht është në mes të një lufte publike fjalësh me klubin italian, me hierarkinë e Brescia që ndërmerr veprime ligjore kundër 29-vjeçarit dhe agjentit të tij Mino Raiola.

Pra, ka ende shumë punë për të bërë për të riintegruar Balotellin, i cili do ta bëjë hapin e parë të rikthimit duke u testuar për koronavirus, përcjell lajmi.net.

Raiola kishte zemëruar pronarin Massimo Cellino pasi pretendonte se klubi i klientit të tij kishte diskriminuar ndaj tij duke mos e testuar atë për koronavirus, gjë që Balotelli konfirmoi se ishte e vërtetë.

Brescia u tërhoq duke pretenduar se akuzat janë shpifëse dhe false. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close