Futbollisti nga Maqedonia, Leonard Zhuta pas 5 viteve është rikthyer të luaj sërish në Suedi. Zhuta ka firmosur kontratë me skuadrën Haken.

“Jam i lumtur që u riktheva në Haken, te skuadra që më ngriti nga junior deri tek seniorët. Besoj që do të jap kontributin më të mirë të mundshëm nga ana ime në këtë sezon”, është shprehur futbollisti shqiptar.
Zhuta së fundmi ishte pjesë e Superligës së Turqisë te skuadra e Konjasporit. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Rijekën në Kroaci, ndërsa regjistron edhe 15 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

