Toronto Raptors zbulon rezultatet e testeve të koronavirusit për të gjithë anëtarët e saj

NBA është suspenduar për kohë të pacaktuar, pasi Rudy Gobert i Utah Jazz ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Tjetër lojtar që e ka pësuar nga ai është Donovan Mitchell, po ashtu nga Utah.

Së fundmi, masat ka marrë edhe Toronto Raptors, por në skuadrën veriore nuk ka asnjë rast pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra me anë të një komunikate zyrtare.

Ky është një lajm shumë i mirë për NBA, Toronto dhe gjithë të tjerët. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close