Llapi është njëra ndër skuadrat më të zëshme në Superligë, që pas çdo humbje ka drejtuar gishtin te gjyqtarët ose te FFK-ja – ndërsa së fundmi është për se kanë akuzuar edhe lojtarët e vet. Një gjë e rrallë që ndodh në futbollit evropian.

Në humbjen e sotme ndaj Feronikelit skuadra që udhëhiqet nga Tahir Batatina, një nga kundërshtuesit më të mëdhenj të Agim Ademit, faji u ka drejtuar gjyqtarëve, shkruan lajmi.net.
”Feronikeli i falet penalltisë fantazmë nga Dardan Çaka në minutat e fundit të ndeshjes dhe vendimit të tij makabër që ua humb djersën futbollistëve për gjatë 90 minutave!!!”, shkruan faqja zyrtare e Llapit në Facebook.

Kjo praktikë është bërë e zakonshme nga klubet që kundërshtojnë të parin e FFK-së dhe shfrytëzojnë këto situata për ta gozhduar sa më shumë Ademin. Megjithatë, krejt ajo që bëjnë është dëm për futbollin e Kosovës.
Kujtojmë se në javën e kaluar, Llapi pësoi humbje nga Drenica në shtëpi, derisa sekretari i klubit pas përfundimit të ndeshjes akuzoi lojtarët e vet Mentor Zhdrellën dhe Labinot Osmanin për kurdisje të ndeshjes.
Dyshja ishin intervistuar nga Prokuroria, ku kanë mohuar kategorikisht këtë pretendim nga sekretari Rexhepi.
Llapi vazhdon të jetë në mesin e tabelës dhe pa ndonjë objektivë, anipse në fillim Batatina kishte premtuar daljen në Evropë. /Lajmi.net/

