Tare beson se Euro 2020 do të shtyhet

Italia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi, dhe kampionati i futbolli është suspenduar deri më 3 prill.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, duke folur për Now News, ka folur për ndikimin e koronavirusit në futboll.

“Italia është mbyllur, situata është dramatike në disa pjesë”, ka deklaruar Igli Tare, përcjell lajmi.net.

“Në Romë është pak më qet, por frikësohemi se virusi do të arrijë edhe këtu me intensitetin sikur në veri. Duhet të respektojmë ato që na kërkohet, të qëndrojmë në shtëpi dhe të shmangim kontaktet me njerëz”.

“Me klubin kemi vendosur të anulojmë stërvitjet për të paktën edhe një javë tjetër. Në fund, besoj se edhe Euro 2020 do të shtyhet për t’i dhënë prioritet ligave dhe Evropës”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close