Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve

Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për ndeshjet e nëntorit dhe të fundit në Ligën e Kombeve të këtij edicioni.

Seleksionuesi Goce Sedloski ka ftuar futbollistët për të cilët vlerëson se në këtë moment mund të kontribuojnë në arritjen e rezultatit të parë pozitiv në këtë kampanjë. Maqedonia deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje, por nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore dhe as të shënojë gol.

Në listën e të ftuarve ka disa ndryshime, ndërsa vëmendjen më të madhe e tërheq mungesa e Bojan Miovskit, teksa nga ana tjetër Marko Gjorgjievski i Shkëndijës ka marrë ftesën e tij të parë në përfaqësuesen e Maqedonisë.

Përfaqësuesja e vendit të premten luan ndaj Skocisë në transfertë, përderisa tre ditë më vonë e pret Slloveninë në Shkup në duelin e fundit të kësaj kampanje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close