Shkëndija e Haraçinës fiton Arsimin në Gostivar, Bashkimi barazon në Kumanovë

Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut është mbyllur pasditën e kësaj të diele me dy ndeshjet e fundit në program.

Shkëndija e Haraçinës ka marrë fitore 0:2 në transfertën ndaj Arsimit të Çegranit. Dy golat për triumfin e skuadrës nga Haraçina i realizuan Dashmir Elezi dhe Besir Demiri. Me këtë triumf, Shkëndija e Haraçinës shkon në kuotën e 18 pikëve dhe renditen në pozitën e 5-të në tabelë, teksa Arsimi mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë në konto.

Ndërkohë në duelin tjetër të zhvilluar sot në Kumanovë nuk kishte fitues, pasi Bashkimi dhe Bregallnica u ndanë me barazim 1:1.

Kampionati elitar shkon në puazë për shkak të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, teksa rikthehet me 20 nëntor me duelet e xhiros së 14-të në program./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close