Jo-zyrtarisht mësohet se ndeshja e futbollit Maqedoni e Veriut-Kosovë, do të ricakohet për t’u luajtur në muajin qershor!?
Rëmujë e madhe është shkaktuar në oraret dhe terminet e garave sportive në gjithë Europën, ndërsa përkeqësimi i situatës me përhapjen e virusit korona tejkalon parashkimet. Duke parë se gjitha kampionatet nacionale e europiane po pezullohen dhe shumë e qartë është se do të duhet kohë shtesë për tu mbyllur gjithë garat në kohë, nga Franca vjen lajmi se Kampionati Europian i futbollit që duhet të luhet këtë verë, UEFA mendon të shtyjë për në vitin 2021.

Më herët gjatë ditës, UEFA njoftoi për një vide-konferencë që do të mbahet të martën më gjithë përfaqësuesit e 55 vendeve anëtare për të marrë një vendim final lidhur me Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe UEFA Euro 2020. Prestigjiozja franceze ‘L’Equipe’ shkruan se UEFA do të dalë të martën me vendiminin për shtytrjen e kampionatit evropian. Sipas këtyre burimeve, Kampionati Evropian do të luhet në vitin 2021, si pasojë e Covid-19.
Mbetet të shihet nëse raportimet e prestigjiozes franceze do të jenë të sakta, ndërsa nëse kjo ndodh, me shumë gjasë do të shtyhen edhe ndeshje tjera, përfshi takimin Maqedoni e Veriut-Kosovë, që jo-zyrtarisht mësohet se do të ricakohet për t’u luajtur në muajin qershor!?

