Jeton Beqiri ndal Qarabağun, Gabala e tij vazhdon serinë pozitive

Gabala e drejtuar nga trajneri shqiptar Jeton Beqiri ka marrë një barazim të rëndësishëm 0-0 ndaj Qarabağut, duke i shkaktuar rivalit të fortë humbjen e pikëve në garën për kreun e renditjes.

Xhiroja e dhjetë e elitës së futbollit të Azerbajxhanit solli një rezultat me peshë për skuadrën e Beqirit. Gabala arriti të ndalë Qarabağun, një nga favoritët kryesorë për titull, duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi me rezultat pozitiv, pas dy fitoreve të mëparshme në kampionat dhe Kupën e Azerbajxhanit.

Ky barazim ka rëndësi të veçantë edhe për Beqirin, i cili për herë të tretë u përball me trajnerin historik të Qarabağut, Gurban Gurbanov. Kujtojmë se vitin e kaluar, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, Gurbanov me Qarabağun kishte eliminuar Shkëndijën e Tetovës në dy ndeshjet mes tyre.

Puna e teknikut tetovar po jep gradualisht rezultat, ndërsa Gabala po tregon shenja të qarta stabiliteti dhe vazhdimësie në rezultate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close