Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka caktuar oraret e dueleve për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Shtatë ndeshje nga tetë gjithësej në këtë fazë, do të luhen këtë të mërkure, duke nisur nga ora 13:30 dhe 16:30 Pelisteri – Sileksi, ndërsa vetëm ndeshja Brera – Arsimi është vendosur që të luhet me 25 nëntor nga ora 13:00.
Të mërkurën në program në kuadër të 1/8 së finales do të përballen Bashkimi me Shkëndijën e Haraçinës, me duelin që do të luhet në Kumanovë, teksa Struga në shtëpi do të pret Bellasicën.
Gjithashtu pjesë e programit të kësaj faze janë edhe takimet Skopje – Novaci, Vardari – Tikveshi, Rabotniçki – Sasa dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Bregallnica.

