Dy futbollistët nga Maqedonia e Veriut, Enur Totre de Sabit Bilali kanë mbyllur aventurat me Gjilanin e Kosovës.

Këta të fundit kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistët shqiptar nga vendi jonë. “Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Ennur Totre, i cili u paraqit në 23 ndeshje kampionale dhe një të kupës me fanellën kuq e bardh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit kosovar për Totren.
Gjithashtu kanë falenderuar Totren dhe Bilalin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e klubit të Gjilanit.
Kujtojmë se mesfushori Sabit Bilali ka regjistruar 65 paraqitje me gjilanasit në kampionat dhe katër ndeshje në Kupën e Kosovës, duke realizuar edhe tre gola. Kujtojmë së më herët, Gjilani i ndau rrugët edhe me mbrojtësin nga Shkupi, Mevlan Adili./Sportmania/

