Një tjetër shqiptar po merr rol të rëndësishëm në futbollin zviceran. Tetovari Arzen Ramadani është emëruar Drejtor i Përgjithshëm (General Manager) i klubit zviceran FC Biel-Bienne 1896 (kategoria e tretë e futbollit zviceran).

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka vlerësuar përvojën e Ramadanit në udhëheqje, rrjetin e tij të gjerë të bashkëpunimit dhe vizionin e qartë për të ardhmen e klubit.
Sipas njoftimit, ai do ta marrë detyrën me efekt të menjëhershëm, ndërsa fokus të veçantë do të ketë te zhvillimi i qëndrueshëm i futbollit, promovimi i të rinjve dhe forcimi i lidhjeve të klubit me komunitetin lokal.
FC Biel-Bienne 1896 i ka uruar mirëseardhje Ramadanit dhe shumë suksese në detyrën e re.
Urime Arzen Ramadanit për këtë vlerësim dhe përgjegjësi të rëndësishme në futbollin zviceran!

