Historike | Abdulaziz Azizi i sjell KM Shkupit medaljen e parë evropiane

Sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka një arsye të madhe për festë. Mundësi i ri Abdulaziz Azizi ka shkruar historinë duke fituar medaljen e parë evropiane në historinë e Klubit të Mundjes Shkupi, njëkohësisht duke regjistruar një sukses të rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian për grupmoshat U15.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera dhe dueleve të forta gjatë kampionatit, Azizi arriti të ngjitet në podiumin evropian, duke u bërë sportisti i parë që i siguron klubit shkupjan një medalje në arenën kontinentale.

Ky rezultat konsiderohet kurorëzim i punës, përkushtimit dhe sakrificës së mundësit të talentuar ndër vite, ndërsa njëkohësisht shërben si motiv shtesë për brezat e rinj që merren me sportin e mundjes.

Nga KM Shkupi kanë uruar Abdulaziz Azizin për suksesin historik, si dhe trajnerët Jasin Rexhallari, Bunjamin Ebipi, Irfan Rexhallari dhe Ubejd Fuga, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë arritje të veçantë.

Me këtë medalje, emri i Abdulaziz Azizit hyn përgjithmonë në historinë e KM Shkupit si fituesi i medaljes së parë evropiane të klubit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close