Nënkampionet e Maqedonisë do të përfaqësojnë vendin në edicionin e parë të Ligës Rajonale për femra.

Në takimin e mbajtur në Podgoricë është marrë vendimi për formimin e Ligës Rajonale të Hendbollit për Femra (WHRL), ku do të marrin pjesë kampionet dhe nënkampionet nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia.
WHC Çairi do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në këtë garë si nënkampione e sezonit të fundit, duke u përballur me disa nga skuadrat më të forta të rajonit.
Për klubin nga Çairi, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e projektit sportiv, pasi sezonin e ardhshëm do të garojë në tri fronte: Superligën e Maqedonisë, Kupën Evropiane EHF dhe Ligën Rajonale WHRL.
Pjesëmarrja në këtë kompeticion konsiderohet sukses i madh për klubin dhe një përfaqësim i rëndësishëm i hendbollit të femrave shqiptare në arenën rajonale.

