Shqipëria mirëpret Kampionatin Europian të Socca-s

Për herë të parë, Shqipëria bëhet organizatore e Kampionatit Europian të Socca-s, ku do të marrin pjesë 28 përfaqësuese nga e gjithë Europa.

Shqipëria nga nesër do të jetë nikoqire e Socca EuroCup, kampionatit europian të minifutbollit që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpia e Futbollit.

Për këtë event është ndërtuar një mini-stadium modern, ku për pesë ditë me radhë do të zhvillohen ndeshjet e 28 kombëtareve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të Europës.

Turneu nis me sfidën Bullgari-Irlandë nga ora 09:00, ndërsa në mbrëmje do të zbresë në fushë edhe Shqipëria, që do të përballet me Turqinë në ora 21:00.

Para ndeshjes së Shqipërisë do të mbahet ceremonia zyrtare e hapjes, e shoqëruar me program artistik dhe atmosferë festive.

Në këtë Kampionat Europian marrin pjesë përfaqësuese si Shqipëria, Turqia, Irlanda, Bullgaria, Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika, Polonia, Kroacia, Serbia, Greqia, Ukraina, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Rumania, Moldavia, Gjeorgjia, Kazakistani dhe vende të tjera europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close