Mourinho për rikthimin te Reali: Jam një nga trajnerët që është larguar pa u shkarkuar

Jose Mourinho është në qendër të vëmendjes, pasi po lidhet me një rikthim te Real Madridi.

Klubi mbretëror nuk është i bindur nga Alvaro Arbeloa dhe pritet t’i ndajë rrugët pas përfundimit të sezonit.

Një nga emrat e përfolur për trajner të ri është edhe Jose Mourinho.

Portugezi është pyetur edhe nga mediat dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer.

”Special One” së fundi ka bërë një deklaratë interesante, ku thotë se është një nga të paktët trajnerë që është larguar nga Real Madridi pa u shkarkuar.

“Duhet të jem një nga të paktët trajnerë që është larguar nga Real Madridi pa u shkarkuar. Presidenti më tha para se të largohesha, tani vjen pjesa e mirë, tani vjen pjesa e lehtë. Pjesën e vështirë e ke bërë tashmë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close