Sulmuesi brazilian, Endrick ka folur për mundësin e rikthimit te Real Madridi.

19-vjeçari nuk arriti të gjej hapësirën e duhur, para Mbappes e Vinicius dhe u largua gjatë muajit janar, duke u transferuar te Lyon në formë huazimi.
Brazliani ka lënë të nënkuptohet se nëse Reali e dëshiron në ekip për sezonin e ardhshëm do të rikthehet, nëse jo do të gjej klub të ri.
“Nëse duhet të kthehem në Real Madrid, do të kthehem me kënaqësi. Nëse duhet të shkoj diku tjetër, do të shkoj.”, ka deklaruar endrick.
Ai ka zënë vend në 11-shen startuese, duke pasur edhe paraqitje fantastike, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 7 asistime deri më tani.

