Zeni Husmani del i pari me Tritium Calcio 1908, synimi i radhës, ngritja drejt Serie C

Futbollisti shqiptar Zeni Husmani ka kurorëzuar me sukses sezonin në Itali, duke u shpallur kampion në Eccellenza (kategoria e pestë) me Tritium Calcio 1908.

Ky triumf i siguron skuadrës ngjitjen në Serie D për sezonin e ardhshëm, ndërsa projekti i klubit shkon edhe më larg. Me investitorin e ri, drejtuesit kanë një plan afatgjatë dhe ambicioz për ta çuar Tritiumin deri në Serie C, duke treguar seriozitet në çdo aspekt që nga ky sezon.

35-vjeçari Husmani, me një karrierë të pasur ku ka veshur fanellat e NK Domžale, Giresunspor, HNK Šibenik, si dhe KF Shkëndija e KF Gostivari, vazhdon të dëshmojë vlerat e tij edhe në këtë fazë të karrierës, pavarësish se luan në kategori inferiore në Itali.

Sa i përket së ardhmes, Husmani ende nuk ka zhvilluar bisedime me drejtuesit për rinovimin e kontratës, por shprehet optimist se do të jetë pjesë e Tritiumit edhe në sezonin e ardhshëm, për të vazhduar rrugëtimin drejt objektivave të mëdha të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close