Ballist Morina: Krejt shqiptaria nesër në Prishtinë

Ndeshja e madhe Kosovë-Turqi, ka marrë vëmendje të madhe.

Përveç biletave që ka interesim të madh, ka edhe reagime të shumta  në rrjete sociale duke bërë thirrje për përkrahje masive, transmeton klankosova.tv.

Tifozi i njohur Ballist Morina përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje për përkrahje masive nesër në ndeshjen e cila zhvillohet në ora 20:45.

“Krejt shqiptaria nesër në Prishtinë, është minimumi që mund t’bëjmë për gjysmen tjetër t’kombit.

Nuk ka rëndsi a kemi bileta per n’stadium,stadiumi nesër mbrama është qyteti i Prishtinës.

Rroftë shpirti i shqiptarit!”, ka shënuar Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close