Shqiptarët në SHBA, sport dhe vlera në një vend

Komuniteti shqiptar ne Amerike organizoi je turne në “Mini Soccer” 3 vs 3 i cili zgjoi interesim te madh tek sportdashesit.

Ky aktivitet sportiv bëri bashkë futbollistë, të cilët u përballën me konkurrencë të fortë në sallën sportive të QKSHA-Struga në New Jersey.
Ndeshjet, me nga 7 minuta dhe të ndara në grupe, sollën garë, grintë dhe shumë emocione, duke dhuruar përballje të bukura e mjaft atraktive.
Në fund triumfoi përvoja dhe eksperienca. Skuadra “All Stars” mposhti çdo kundërshtar dhe u shpall kampione e edicionit të parë.
Ky aktivitet u mirëprit nga i gjithë komuniteti dhe, siç u shprehën edhe organizatorët, do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, madje ndoshta edhe më shpesh se një herë në vit.

Kjo mënyre e lojës së futbollit u bë e famshme sidomos përmes kompanisë NIKE me platformen “Joga3” ndersa nje kampionat me përmasa botërore u organizua në Brazil.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close