Diario Sport: Barcelona në garë për Fisnik Asllanin

Mediumi i madh spanjoll Diario Sport raporton se Fisnik Asllani është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun europian, me FC Barcelona-n që e monitoron nga afër situatën e sulmuesit shqiptar.

Sipas raportimit, 23-vjeçari, i cili është në pronësi të TAG 1899 Hoffenheim, e ka bërë të qartë se dëshiron ta zgjidhë të ardhmen gjatë muajit mars dhe Barcelona mbetet destinacioni i tij i ëndrrave.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë. Klube nga Premier League si Chelsea, Tottenham dhe Aston Villa janë të interesuara, ndërsa në Gjermani situatën e ndjekin edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Kontrata e tij me Hoffenheimin zgjat deri në vitin 2029, por përfshin një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh, shumë që në Gjermani konsiderohet si një “rast i artë” në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close