Sileksi siguron gjysmëfinalen, eliminon Detonitin

Skuadra e Sileksit e ka konfirmuar rolin e favoritit dhe ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Detonitin me rezultatin 3:0.

Golin e parë për ekipin nga Kratova e shënoi Dodev, teksa dy golat tjerë për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Aleksandar Vasoski i realizuan Angeleski dhe Piresh, duke e mbyllur kështu ndeshjen me triumf bindës 3:0 dhe kualifikim për në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra e Sileksit për një vend në finale do të përballet me Ohridin, të cilët nga kjo garë ditën e djeshme e eliminuan Vardarin.

Kujtojmë se një vend në gjysmëfinale e ka siguruar edhe Shkëndija e Haraçinës./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close