Ismet Munishi rikthehet te Ballkani, zyrtarizimi javën e ardhshme 

Ismet Munishi do të rikthehet si trajner i Ballkanit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se tre herë kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje me Munishin.

Prezantimi i tij do të bëhet javën e ardhshme.

Munishi do të jetë pasardhës i Orges Shehut, i cili dje u lirua nga detyra.

Kjo do të jetë hera e dytë që Ismet Munishi do ta drejtoj Ballkanin, pasi nga korriku i vitit 2019 deri në dhjetor të vitit 2020 ishte pjesë e portokallëzinjëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close