Shkëndija e Tetovës ka marrë fitore me goleadë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Tetovë, teksa Shkupi ka pësuar humbje në Kratovë nga Sileksi në duelet e fundit të xhiros së 13-të të luajtura mesditën e kësaj të hëne.

Skuadra e Jeton Beqirit triumfojë me 7 gola ndaj ekipit nga kryeqyteti, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 7:2. Golat për kuqezinjtë i realizuan Mazari, Ramadani, Meliqi, Ademi, Belica dhe Latifi, teksa për Makedonija Gjorçe Petrovin shënuan dy shqiptarët Etemi dhe Sulejmani.
Ndërkohë në duelin tjetër, Shkupi pësoi disfatë bindëse nga Sileksi, duke u mundur me rezultat 5:1. Këto dy ndeshje, ishin të fundit të xhiros së 13-të, ku kampionati tashmë shkon në pauzë ndërkombëtare për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese dhe riktheher me 23 nëntor.

