Pas një disfate nga Arsimi, Bashkimi dëshiron të kthehet te fitoret. Në ndeshjen e së shtunës nga raundi i 13-të, Kumanovarët do të përballet me Rabotniçkin.

Në pjesën e parë të sezonit, Bashkimi triumfoi në Shkup me 2:0, por tradita është në anën e Rabotniçkit. Në 17 ndeshjet e luajtura deri më tani, 9 fitore janë për Rabotniçkin, 4 për Bashkimin, dhe 4 ndeshje përfunduan në barazim.
Megjithatë, sipas Adis Muratit, gjërat do të shkojnë në një drejtim pozitiv, pasi tre pikët janë të domosdoshme për ekipin e Kumanovës.
“Në shikim të parë, ndeshja duket e lehtë, por Rabotniçki është më i rrezikshëm kur është në krizë. Jemi të motivuar dhe duam ta harrojmë sa më shpejt humbjen kundër KF Arsimit. Po luajmë në Kumanovë, në stadiumin tonë, të cilin e shoh vetëm si një lehtësim dhe motivim shtesë, dhe aspak si një komoditet. Tre pikët kundër Rabotniçkit janë të domosdoshme që ne të jemi më të qetë në vazhdimin e kampionatit”, tha ndër të tjera Adis Murati.
Ndeshja midis Bashkimit dhe Rabotniçkit do të luhet në stadiumin e Bashkimit në orën 13:00.

