
Mesfushori i Struga Trim Lum, Ard Kasami, është operuar me sukses në këmbën e djathtë gjatë ditës së sotme në Shkup, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL), të pësuar më 4 shtator në stërvitje.
Operacioni u krye nga Dr. Zoran Nestorovski në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë rreth gjashtë muaj, me rikthimin e mundshëm në mes të prillit.
Klubi strugan i ka uruar Kasamit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë, duke theksuar se do ta mbështesë gjatë gjithë procesit të rehabilitimit.
Kasami, pjesë e Struga Trim Lum që nga vera e vitit 2018, konsiderohet lojtar ndër më besnikët dhe më jetëgjatët në historinë e klubit.