
Lavdrim Kasami, futbollist i grupmoshave të KF Shkëndija, është ftuar nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë për dy ndeshjet miqësore ndaj Irlandës.
Ftesën e ka bërë publike vetë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet për suksesin e të birit:
“Në kulmin e fushatës, lajmi më i bukur që më gëzoi pa masë erdhi nga Tirana.
Djali im, Lavdrimi, që luan për grupmoshat e Shkëndijës, mori ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U19 për dy ndeshje miqësore kundër Irlandës.
Faleminderit FSHF!
Urime, Lavdrim!”
Lavdrim Kasami është pjesë e shkollës së futbollit të Shkëndijës së Tetovës dhe vlerësohet si lojtar premtues të brezit të ri kuqezi.