Shkëndija e Tetovës ka shkruar historinë në faqen e saj, duke luajtur ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës. Kuqezinjtë në Madrid debutuan në kompeticion europian, por u mundën nga Rayo Vallecano me rezultat 2:0.

Rezultati u vendos që në pjesën e parë, me spanjollët që shënuan dy gola të shpejtë me Lopez në të 28-tën dhe Perez në të 31-të.
Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshim në rezultat, teksa tetovarët u mundën që të bëjnë diçka më ndryshe, por nuk arritën që të shënojnë.
Gjithsesi ky shënon një sukses historik për klubin shqiptar që për herë të parë merr pjesë në një turne të fortë Europian. /Sportmania/

