Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut në futboll sot sjell dy ndeshje në program të xhiros së 7-të.

Shkëndija do të luaj në Tetovë dhe do të pret Tikveshin e Kavadarit, teksa në duelin tjetër do të përballen Vardari dhe Rabotniçki në kryeqytet.
Dueli Shkëndija – Tikveshi do të luhet nga ora 15:30, përderisa Vardari – Rabotniçki zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:00.
Ndeshjet tjera të xhiros së 7-të do të luhen të hënën dhe të martën. /Sportmania/

