Ardon Jasharit i rritet vlera në sajtin “Transfermarkt”

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, ka një vlerë të re në sajtin e njohur “Transfermarkt”.

Jashari tani kushton plot 32 milionë euro.

Më herët mesfushori i Club Brugge e kishte vlerën 25 milionë euro.

Por, falë paraqitjeve fantastike me klubin belg dhe me Kombëtaren “helvetike”, ka pasur ndryshim në vlerësim.

Për Jasharin janë interesuar shumë skuadra, duke përfshirë këtu edhe gjigantin e Premier League, Manchester Cityn.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close