Shqipëria nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë mbrëm ndaj Serbisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë barazuan me rezultat 0-0 në ”Air Albenia”, edhe pse kishin mundësinë për ta fituar ndeshjen, por Rey Manaj gaboi nga penalltia në fundin e pjesës së parë.
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Mergim Mavraj ka reaguar pas këtij barazimi.
”Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht – jo thjesht për të mos humbur”, ka shkruar Mavraj.


