Yjet e Inter Miami, Lionel Messi dhe Luis Suarez, kanë befasuar botën e futbollit duke nisur një aventurë të re jashtë fushës – krijimin e klubit të tyre të futbollit: Deportivo LSM.

Pas sukseseve të përbashkëta te Barcelona dhe bashkimit të tyre në MLS me Inter Miami, dyshja ikonike nga Amerika e Jugut vendos të lërë gjurmë edhe në një drejtim tjetër – si pronarë klubi.
Klubi i ri është bazuar në Uruguai dhe do të garojë në kategorinë e katërt – Division D, me synime për t’u rritur dhe ndërtuar një histori të re në futbollin rajonal.
Me pensionimin që po afrohet për të dy yjet, kjo lëvizje shihet si pjesë e përgatitjes për të ardhmen, njëkohësisht edhe si mundësi për të dhënë kontribut në zhvillimin e talentëve të rinj.
Projekti u prezantua përmes një videoje të veçantë në rrjetet sociale të dy futbollistëve, duke ndezur entuziazmin e fansave në të gjithë botën.
🔗 Me shembullin e David Beckham dhe suksesin e Inter Miami, tani është radha e Messit dhe Suarezit për të lënë gjurmë në një tjetër dimension të futbollit.

