Katër ndeshjet e sotme të Serie A shtyhen shkaku i vdekjes së Papës

Ditën e sotme një lajm u përgap në të gjithë botën, Papa Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. I sëmurë prej muajsh, Papa nuk mundi të fitonte këtë betejë.

Teksa sot do zhvilloheshin katër takime të rëndësishme të javës 33-të të Serie A, Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se këto takime janë pezulluar. Tashmë është bërë e ditur se kur janë zhvendosur këto takime.

Katër sfidat Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio, Parma-Juventus dhe Torino-Udinese do të zhvillohen pas dy ditësh të mërkurën në orën 18:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close