Bajern Leverkuseni i Granit Xhakës, duket e dorëzuar, në luftën për titullin kampion, teksa mori vetëm një pikë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj St.Paulit në sfidën që u mbyll në barazim 1 me 1.

Dhe kështu skuadra “aspirina” ka mbetur plot 8 pikë mbrapa Bajernit të Mynihut në garën për titull në Bundesligë.
Katër xhiro para fundit, Bajern Mynih kryeson me 72 pikë. Leverkuseni është kampion në fuqi, por nuk ka mundur të rivalizojë gjigantin bavarez këtë edicion. Ndërkohë St. Pauli mori pikë të vlefshme në garën për mbetje në Bundesligë.
Patrik Shik shënoi për Leverkusenin në minutën e 32-të. Për 1-1 realizoi Karlo Boukhalfa në minutën e 78-të, teksa shifrat më nuk ndryshuan. Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

