E shtuna sjell ndeshjet e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sigurisht kjo fundjavë pritet të kalojë në hijen e derbit shqiptar, që do të zhvillohet ndërmjet Struga Trim Lumit dhe Gostivarit.

Mbrojtësi i Strugës, Nikolla Vlajkoviç ka deklaruar se ndeshja ndaj Gostivarit pritet të jetë e vështirë.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe aspak e lehtë kundër skuadrës së Gostivarit, që janë në ngritje të formës. “Posedojnë futbollistë të mirë, megjithatë neve duhet të shohim para dhe të respektojmë urdhërat e trajnerit. Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer, jemi në formë të mirë, ashtu që pres të vazhdojmë serinë e fitoreve”, deklaroi Vlajkoviç. /Sportmania/

