FC Shkupi synon vazhdimin e serisë pozitive ndaj Brera Strumicës 

FC Shkupi është në një moment të shkëlqyer, me tre fitore radhazi, dhe këtë e dëshmon edhe atmosfera brenda ekipit. Përpara përballjes së radhës kundër Brera Strumicës, trajneri Alparslan Erdem ka shprehur besim të madh te skuadra, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ritmit fitues.

Energjia jonë është shumë e mirë, gjithçka funksionon si duhet. Nuk kemi lojtarë të lënduar dhe të gjithë janë gati për ndeshjen. Synimi ynë është i qartë, të marrim tre pikët dhe të bëjmë tifozët tanë të lumtur,” ka thënë Erdem.

Tekniku turk vlerësoi ndikimin e përgatitjeve në Antalia, duke theksuar se ekipi po ecën hap pas hapi dhe po shikon çdo ndeshje me seriozitet maksimal.

Përballja mes Brera Strumicës dhe FC Shkupit luhet të dielën në Strumicë, ku Shkupi do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive dhe të mbajë lart moralin e ekipit në garën për objektivat sezonalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close