Fitorja në startin e gjysmësezonit pranveror ndaj Vardarit ka rritur edhe më shumë motivimin te Shkëndija, e cila tashmë është e fokusuar te sfida e radhës me Sileksin. Kuqezinjtë janë liderë të kampionatit dhe synojnë të ruajnë kreun përballë një rivali direkt si Sileksi, që vjen në Tetovë me vetëm dy pikë më pak.

Mesfushori Ibrahim Alhassan thekson se skuadra është në një gjendje të shkëlqyer dhe e motivuar për të dhënë maksimumin. “Atmosfera në ekip është fantastike, të gjithë jemi të fokusuar dhe të përkushtuar për të arritur objektivat tona. Jemi të vetëdijshëm që çdo ndeshje është si një finale dhe duhet të luftojmë për të mbetur në krye të tabelës,” deklaroi ai.
Sfida Shkëndija-Sileksi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim nga ora 14:00.

