Volejbollistët e Shkendijës dhe Rabotniçkit do të përballen për të dytin vit radhazi në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në volejboll, në konkurrencën e meshkujve.

Dallimi nga sezoni i kaluar është se dueli çerekfinal do të luhet në fushën e Shkendijës, si një skuadër më e mirë e vendosur pas pjesës së parë të sezonit.
Në përballjet e tjera të çerekfinales, Shtip UGD do të takohet me Skopjen, ndërsa Strumica do të jetë përball Universitetit të Tetovës. Dyshen e fundit të çerekfinales e përbëjnë Boreci dhe Liria.
Sfidat e çerekfinales do të zhvillohen më 19 shkurt, ku fituesi kalon në gjysmëfinale.

