Rikthehen emocionet në Ligën e Kampionëve, me 9 përballje interesante

Liga e Kampionëve rikthehet sërish para ekranit, ku sot (e martë) do të ketë një maratonë ndeshjesh, pasi do të luhen nëntë të tilla. Ndeshjet janë paraparë të luhen në dy termine, me fillim nga ora 18:45 dhe në 21:00.  Dy sfidat e para që do të luhen më herët janë ato mes Monakos e Aston Villas dhe Atalanta e Shturm Grazit. 

Në orën 21:00, Barcelona do të synojë të sigurojë biletën e kualifikimit tutje me një fitore në Portugali si mysafir i Benfikas.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të luhet në Madrid, mes Atletiko Madridit dhe Bajer Leverkuzenit, po ashtu në orën 21:00, ku vetëm një pikë i ndan këto dy skuadra. Juventusi në ndërkohë do të ketë punë në udhëtim me Klub Brizhin, ndërsa Liverpulli do të jetë nikoqir i Lille-s në stadiumin “Anfield”. 

Ndeshjet në Ligën e Kampionëve

18:45 Atalanta – Sturm Graz 

18:45 AS Monako – Aston Villa 

21:00 Atletiko Madrid – Bajer Leverkuzen 

21:00 Benfika – Barcelona 

21:00 Bolonja – Borusia Dortmund 

21:00 Klub Brizh  – Juventus 

21:00 Crvena Zvezda – PSV 

21:00 Liverpull – Lille 

21:00 Slovan Bratislava – Shtutgart 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close