Barcelona ka fituar mbrëmë Superkupën e Spanjës duke mposhtur thellë Real Madridin me rezultat 2-5.

Dhe në një video të qarkulluar në rrjetin social “X”, duket që dy legjenda e të dyja klubeve si Zherard Pike dhe Iker Kasilas, kishin shikuar lojën së bashku.
Mirëpo pas fitores së “blaugranave”, Pike në video shihet duke tallur ish-rivalin e tij Kasilas, duke çuar lartë dorën e tij duke bërë 5-shen e famshme ashtu sikurse 15 vjet më parë, kur atë botë Barcelona kishte fituar 5-0 në “Kamp Nou”.
https://x.com/KingsLeague/status/1878551088959201715

