Ruben Amorim pritet që të lejojë largimin e dy lojtarëve të ekipit të parë nga Man. Junajtedit gjatë afatit kalimtar të janarit. 39-vjeçari e pa Junajtedin duke dhuruar një paraqitje tejet të dobët pasditen e së dielës në ‘Old Trafford’, aty ku u mposhtën me rezultat 3-0 nga Burnemauti. Ky rezultat do të thotë se ‘Djajtë e Kuq’ do të qëndrojnë në pozitën e 13-të në tabelë, pasi kanë fituar vetëm gjashtë nga 17 ndeshjet e zhvilluara në kampionat deri më tani. Kjo padyshim që ka shkaktuar një shqetësim tek tekniku portugez, i cili duket se ka vendosur që ta zvogëlojë numrin e lojtarëve që ka në dispozicion gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sipas një raportimi nga Fabrizio Romano, që të dy Kristian Eriksen dhe Viktor Eriksen janë në dispozicion për shitje gjatë janarit.
“Kristian Eriksen dhe Viktor Lindelof janë në dispozicion për afatin kalimtar të janarit, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Natyrisht, të dy lojtarët janë të gatshëm të largohen”, ka thënë Romano.
Eriksen është paraqitur në vetëm nëntë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon teksa nuk mori asnjë minutë në humbjen ndaj Burnemauti. Sa i përket Lindellofit, koha e tij tek Junajtedi përshkruhet më së shumti nga lëndimet e shumta që e kanë ndjekur, teksa së fundmi ai pësoi lëndim ndaj Totenhamit në ‘Carabao Cup’.
Kontratat e të dy lojtarëve pritet të skadojnë më 30 qershor 2025, që do të thotë se ata mund të negociojnë me klubet e huaja që nga 1 janari 2025.

